Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNATYRA MALO, KAMPIONE SHTETI EDHE TE SENIORET NË ATLETIKË

NATYRA MALO, KAMPIONE SHTETI EDHE TE SENIORET NË ATLETIKË

NATYRA MALO KAMPIONE SHTETI EDHE TE SENIORET NË ATLETIKË

Këtë vikend (09-10 korrik 2022) në Shkup u zhvillua Kampionati Shtetëror në Atletikë për Senior.
Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga u paraqit me sportisten më të mirë Natyra Malo, në dy diciplina dhe atë në 100m dhe 200m.
Në ditën e parë të kampionatit, Natyra Malo u paraqitë në diciplinën 100m edhe pse akoma pa i mbushur 18 vite, në një kohë të pa përshtatshme për vrapim, mbasi moti ishte me shi dhe erë, ajo arriti të dalë e para dhe të stoliset me medalje ari.
Në ditën e dytë të kampionatit Natyra Malo u paraqitë në diciplinën 200m, në një konkurencë të fortë, ajo ja arriti të dalë e dyta dhe të fitojë medaljen e argjentë.
Nga data 15 – 17 në qytetin Denizli të Turqisë do të mbahet Kampionati Ballkanik në Atletikë për U20. Në këtë Kampionat Ballkanik do të paraqitet edhe kampionja e klubit tonë Natyra Malo së bashku me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments