Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBela: Si mund t’i mbroj shqiptarët Grubi kur shqiptarëve ua këndonte tallkinin...

Bela: Si mund t’i mbroj shqiptarët Grubi kur shqiptarëve ua këndonte tallkinin për së gjalli?

Shkruan: Valon BELA, kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Çair

Ishin zgjedhjet presidenciale kur Artani alias Kali i Shemës, do t’i drejtohej të vetmit kandidat shqiptar me këndimin e “tallkinit”. Kjo ngjalli neverinë e shumë shqiptarëve.

Artani ndoshta nuk e di por prona private shqiptare është e shenjtë. Artani do duhej ta dinte se vdiq koha kur Ali Ahmeti e bëri luftën dhe shfrytëzoi shqiptarët edhe pse i la me prona të shkatërruara nga lufta e 2001 dhe kurrë nuk u ndihmoi për t’i riparuar ato. Sot shqiptarët, të bindur se shteti nuk i mbron, kanë marrë të drejtën për të mbrojtur veten, të afërmit dhe pronat e tyre. Ndoshta nëpër zyret tuaja josheni në realitet të tjetërsuar por shqiptarët i keni kundër.

Ky realitet i sajuar i zyreve tuaja bëhet me vajza të reja dhe “gazetar” që shkruajnë nëpër portale atë çfarë të dëshironi (mbi realitetin tuaj të sajuar) por dijeni se kjo gjendje është shumë e përkohshme. 20 vite pas konfliktit të vitit 2001 po dëshmojmë se burgjet akoma janë të stërmbushura me shqiptarë, partizimi ekstrem i shtetit ka bë që shumë shqiptarë të marrin rrugën e gurbetit, gjykata e prokurori të korruptuara që dënojnë vetëm të dobëtit dhe të varfërit, ekonomi e mirëqenie vetëm për pushtetmbajtësit dhe familjeve të tyre.

Artani tashmë do duhej ta dinte se pozicioni kryesor në Ekzekutiv nënkupton përgjegjësi, ligjshmëri, kod etik si dhe sjellje institucionaliste. Tipare që akoma si kemi pa tek një person si Artani. Përkundrazi, tallja, nënçmimi, shpifja (sidomos e atyre që s’janë pjesë e realitetit të sajuar) janë identifikimi më i mirë i një individi edhe pse i veshur me petkun e institucionit ekzekutiv.

Gjakova e Artanit thot; nëse dëshiron të njohësh dikë, jepi pushtet. E shqiptarët po shohin shumë mirë se kush dhe çfarë është ai. Një njeri pa vlera, pa karakter dhe servil i poshtër që akoma s’ka reaguar ose kundërshtuar liderin e tij që e quajti Kalë të Shemës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!