Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMacron: Shkupi para vendimit të rëndësishëm

Macron: Shkupi para vendimit të rëndësishëm

Presidenti francez Emanuel Makron ka theksuar se Maqedonia e Veriut gjendet para momentit të rëndësishëm të historisë së saj, shkruan Alsat.

Në porosinë e tij të publikuar nga ambasada franceze theksohet se 17 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, hapet mundësia historike- hyrja në fazën aktive të procesit të integrimit në BE.

Zgjedhja është e juaja. Ju takon juve të merrni vendimin i cili do ta krijojë ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut, porosit Makron, i cili është i bindur se përcaktimi është që të jetë pjesë e familjes evropiane.

“Ju mbetet juve të vendosni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë është në duart tuaja. Nuk do ju them se kjo marrëveshje është e përkryer, por do t’ua hap rrugën evropiane. Sikurse çdo marrëveshje, ashtu dhe ky bazohet në kompromise. Kjo marrëveshje nuk e vë në pikëpyetje ekzistimin zyrtar të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, porositi presidenti francez.

Makron thekson se është koha që secili të veprojë, me përgjegjësi të plotë dhe të vlerësojë rëndësinë dhe pasojat e veprimeve që bën./ Alsat.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments