Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇmimi i ri i rrymës do të mbyllë shumë kompani

Çmimi i ri i rrymës do të mbyllë shumë kompani

Çmimi i ri i energjisë elektrike, sipas Odave Ekonomike, do të shkaktojë largimin e punëtorëve dhe mbylljen e shumë kompanive.

Përveç bllok tarifave për qytetarët, çmim të ri të energjisë elektrike kanë marrë edhe kompanitë që janë në tregun e rregulluar.

Nga data një e këtij muaji, kompanitë mikro dhe të vogla do të paguajnë 40 për qind fatura më të shtrenjta të energjisë elektrike. Nëse deri më tani paguanin 13,46 denarë për kilovat orë, tani do të paguajnë 19,04 denarë.

Risi është edhe futja e energjisë së lirë elektrike nga ora 22:00 deri në 06:00 edhe për kompanitë. Do të kushtojë 15,5 denarë për kilovat.

Odat ekonomike thonë se energjia elektrike është më e shtrenjtë në krahasim me vendet fqinje.

“Çmimi ynë për biznesin e energjisë elektrike është i njëjtë si në Gjermani, Hungari. Bëhet një precedent i vështirë, ku në tremujorin e parë të këtij viti falimentuan rreth 4000 kompani. Tani do të shkojmë më tej në drejtim që një pjesë e mirë e kompanive nuk do të mund ta përballojnë këtë goditje, nuk do të funksionojnë dot me këto çmime për arsyen e thjeshtë se nuk krijojnë aq fitim sa çmimi i energjisë elektrike”, tha Goran Gorgjievski- Nënkryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike.

Odat ekonomike çdo ditë në Qeveri dërgojnë propozime për masa të reja kundër krizës. Për pako të re të mundshme masash do të pritet rishikimi i buxhetit, thotë ministri i Ekonomisë.

“…Në momentin kur do të miratohet rishikimi i buxhetit, kur të kemi mundësi të krijojmë masa apo të ridizajnojmë masat ekzistuese por të kemi edhe të reja, do të thërrasim të gjitha Odat ekonomike”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Që nga fillimi i vitit, komuniteti i biznesit ka kërkuar ndihmë në fushën e energjisë elektrike, subvencione dhe rrethana lehtësuese për instalimin e fotovoltaikëve për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të veta të energjisë elektrike./ Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!