Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dhënë një mesazh për stacionet e karburantit lidhur me çmimet e tyre.
Biden përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar që të ulen çmimet e karburanteve, pasi populli amerikan ka nevojë për lehtësim në këtë kohë krize. Ai ka kërkuar që të ulet çmimi menjëherë.
“Mesazhi për kompanitë që drejtojnë stacionet e karburantit dhe vendosin çmimet në pompë është i thjeshtë: Kjo është një kohë lufte, rrezik global. Ulni çmimin që po ngarkoni në pompë për të pasqyruar koston që po paguani për produktin. Bëjeni tani”, shkroi Biden.