“Nuk e kam guximin të jap tokë shqiptare”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën gjatë një interviste në “Syri TV”.
Kurti ka thënë se ka pasur liderë në të kaluarën, por ka edhe sot – që kanë kalkuluar me toka shqiptare. Thotë se ai është “për të ruajtur, jo për të jap”.
“Ka pasur aso liderësh shqiptarë edhe në histori edhe në aktualitet, ka edhe të gjallë, ka edhe të vdekur, që kanë qenë të gatshëm të japin tokë shqiptare, unë atë guxim nuk e kam. Dhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim, por nuk e kam as atë imagjinatë, se lëre më dëshirë apo kalkulim”, deklaroi Kurti.
Ka thënë se populli i Kosovës e ka votuar me 50 për qind të votave për “atë siç është ai si politikan”.
E ka përmendur edhe korigjimin e kufijve si ide, thotë se “ka dështuar si ide”, por megjithatë thekson se “nuk ka vdekur si e tillë”.
Së fundmi, Kosova dhe Serbia e kanë arritur një marrëveshje për energjinë. Në vitin 2013, Kurti e kishte kundërshtuar atë.