Sot, Kuvendi miratoi garancionin e huamarrjes për ndërtimin e aksit rrugor nga vendkalimi kufitar Bllacë deri tek nyja lidhëse Stenkovec në Shkup.
Për nënaksin e parë prej 2 km i cili është duke u ndërtuar, mjetet janë siguruar nga Buxheti i NPRRSH-së ndërsa nënaksi i dytë prej 10.5 km do të financohet nga BERZH-i që është në fazën e projektimit, me grant të siguruar nga BE-ja instrumenti WBIF.
Projekti që do të zbatohet nga NPRRSH-ja do të financohet me mjetet si në vijim:
167.6 milionë euro nga BERZH,
20.82 milionë euro Grant investues nga WBIF-ja
5.68 milionë euro Grant për asistencë teknike nga WBIF-ja (përkrahje teknike për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit).
Njëkohësisht, jam shumë i lumtur që edhe koha e vënies së gurthemelit të Korridorit 8 po afrohet dhe me këtë po realizojmë ëndrrën dhe premtimin e dhënë për realizimin e proektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit.