Policia e Elbasanit, raporton se një trup i pajetë është gjetur i mbytur në një rezervuar me ujë.
Sipas policisë, më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas.
Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.