Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPapunësia dhe politika po i largon të rinjtë nga vendlindja

Papunësia dhe politika po i largon të rinjtë nga vendlindja

Truri nga Maqedonia po emigron për shkaqe politike dhe ekonomike. Aktualisht rreth 150 mijë persona janë të regjistruar si të papunë. Duke publikuar të dhënat e një analize të realizuar nga ai, rektori i UNT-së Izet Zeqiri tha se numri më madh i tyre presin me vite të tëra për punësim dhe atë:

2 625 persona të papunë presin 2 vite,
13 847 persona të papunë presin tashmë 3 vite,
75 589 të papunë presin vend pune më shumë se 4 vite,

Poashtu:

22.351 persona me arsim të lartë presin me vite të tëra për punë.

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” thekson se fenomen tjetër shqetësues është edhe fakti që pjesa dërmuese e të papunëve ose:

20.402 të papunë janë të moshës 20 – 24 vjeçare,
24 913 të papunë janë të moshës 30 – 34 vjeçare dhe
21 813 të papunë për momentin janë persona potencial për tu larguar nga vendi.

Sipas Analizave të cilave u referohet Zeqiri, Maqedonia ka humbje të madhe nga migrimi në Bruto Prodhimin e Brendshëm. Nëse një person që migron do të kontribuonte të vendlindje, do të investonte 15.849 euro në BPV dhe BPV do të ishte shumë më i lartë se 5 132 euro për kokë banori. Sipas Zeqirit për pakë vite nga vendi janë larguar mbi 2 000 mjekë, me prej të cilëve vendi ka humbur mbi 100 milion euro, ndërsa nga ata kanë përfituar vendet e huaja.

Ai tha se Universiteti “Nënë Tereza” ka nisur projekt për kthimin e trurit të larguar, të cilëve u krijohet mundësi për të kontribuar në vendlindje.

“Duke u nisur nga fakti se aktualisht emigracion në Maqedoni ka diku mbi 600 mijë persona, ku pjesa dërmuese e të emigruarve janë me shkollim të lartë, që paraqet një ikje të trurit dhe duke u nisur nga analizat që kemi bërë ne për shkak të dëmit dhe mundësitë për këtë proces, ne si universitet jemi shumë të interesuar që ta kthejmë një pjesë të kuadrit, të profesorëve, që punojnë gjithandej në Botë, profesorët që punojnë në industri, që të kontribuojnë në mënyra të ndryshme, qoftë përmes mësimdhënës, qoftë përmes hulumtimit, pjesëmarrjes në projekte në Universitetin Nënë Terezë”, deklaroi Izet Zeqiri, rektor i UNT.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri thotë se gjatë pushimeve të verës do t’i takojë bursistët e regjistruar jashtë.

“Do të mundohem gjatë muajit Korrik, kur të gjithë kthehen nga jashtë nga ku kanë shkuar, e kur ta kenë pushimet do i takoj dhe do i ftoj të gjithë rektorët dhe gjithë universitetet që të shohim studentët tanë, përvojat dhe eksperiencat sepse kanë drejtime dhe programe të cilat janë edhe deficitare por kanë dhe përvoja dhe eksperienca për sistemin tonë arsimor”, deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit.

Ndërsa ministri i SHIA-së, Admirim Aliti shtoi se nevojitet krijim i kushteve për kthimin e të rinjve të arsimuar në vendlindje.

“Për tu kthyer truri ynë që është jashtë RMV, ne duhet ta ndryshojmë edhe atmosferën edhe kushtet ti bëjmë më të mira që ky vend të jetë më atraktiv për trurin që e kemi jashtë RMV-së e të kthehen këtu”, u shpreh Admirim Aliti, Ministër i SHIA-së.

Në tryezën mbi këtë temë që u mbajt në UNT, autoriteteve u kërkua që urgjentisht të marrin masa për parandalimin e ikjes së trurit, duke krijuar stabilitet dhe legjitimitet të Institucioneve, rritje të investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!