Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH pyet Ali Ahmetin: Çfarë biseduat në takimet e fshehta me ambasadorët...

ASH pyet Ali Ahmetin: Çfarë biseduat në takimet e fshehta me ambasadorët rus?

Partia Aleanca për Shqiptarët, kërkon që kryetari i BDI-së “të tregojë se çfarë ka biseduar në takimet me ambasadorët rus”.

Nga ASH thonë se Ali Ahmeti është takuar në takime të fshehta me ambasadorët rus, takime të cilat nuk janë publikuar më parë.

“Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti këto ditë pranoi se ka pasur takime jo me një, por me disa ambasadorë të Rusisë në Shkup, ashtu si edhe me ambasadorin e Sërbisë. Mund të arsyetoheni se takimet me diplomatë të huaj janë normale për kryetarët e partive politike, por në këtë rast, bëhet fjalë për takime të fshehta dhe të papublikuara më parë. Asnjëherë nga BDI nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për takime të drejtuesve të kësaj partie me ambasadorët rus. Pyesim publikisht, pse janë mbajtur takimet të fshehta, çfarë është biseduar në këto takime, kujt i kanë shërbyer dhe çfarë ka buruar nga të njëjtat”.

“Në veçanti pyesim z.Ahmetin a i ka zhvilluar këto takime para 27 Prillit 2017 dhe para se t’i shitet parcela në Tetovë oligarkut rus, Daka Davidoviç. Një fjalë e urtë popullore thotë: “I keshmi të kesh”. Kështu i cilësojmë edhe akuzat dhe shpifjet e deritanishme të BDI-së ndaj opozitës shqiptare. Tani e kemi më të qartë se kush paska koketuar me agjenda ruse, fshehurazi dhe pas shpinës së qytetarëve”, thonë nga ASH.

Ndërkohë nuk ka përgjigje nga BDI në lidhje me këto akuza nga Aleanca për Shqiptarët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!