Para se ta martosh bijën tënde, ulu dhe tregoji atij zotëriut, bile gjith familjes, se sa me mund që e ke rritur dhe sa vështirë qenka të ia japësh dikujt tjetër.
Tregoju se e ke edukuar dhe e ke shkolluar ndoshta me mish e me shpirt për të ia pasuru mendjen, që të jetojë një të nesërme më të mirë.
Tregoju se derisa ajo ka studiuar ti ke pas stres si prind dhe dert se a do ia del mbanë.
Tregoju se kur ka pasë provim bija yte dhe se nëse se ka kaluar provimin, ti ke qarë bashkë me te!
Tregoju që s’kanë aspak të drejtë ta urdhërojnë me gisht dhe ta komandojnë me punë që asaj nuk i takojnë si grua.
Tregoju se ajo nesër edhe tek ju do flasë do shpreh mendimin e saj të lirë.
Tregoju se nuk do të dijë të heshtë nëse i bëhet padrejtësi në çfarëdo aspekti qoftë.
Tregoju se ajo ka frikë Zotin dhe jo njerëzit.
Tregoju se ajo nuk është roje e shtëpisë, e burri të i brredhë natën rrugëve e kafeneve me shokë.
Tregoju se ajo nuk është vetëm kuzhiniere dhe pastruse por është një zonjë e cila duhet të gëzojë shumë respekt si grua.
Tregoju se ti si prind ndjenë dhembje dhe nuk lejon që vajzës tënde të i dëmtohet asnjë fije floku!
Tregoju duke ua përkujtuar se ti e rrite, e shkollove e edukove, ndërsa ju do ja shihni hajrin më shumë se ne si prindër.
Tregoju se nëse ajo nënçmohet, ngacmohet me fjalë, ofendohet, ose shtypet dhe tortoruhet, ti si prind je i gjallë dhe reagon, ndërhyn dhe shpëton jetën e vajzës tënde, e nuk hesht duke anashkaluar gjoja se ndërhyrja familjare përkeqëson punën, ose nga turpi se na qeshin hallku ( siç e kemi zakon).
Tregojau dhe përsëriti këto fjalë shpesh herë me ato, jo se nuk i dinë por se “përkujtimi bën dobi”.
E huazuar!