Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTaravari: Zgjedhje të parakohshme në tetor, datë për negociata s’do të ketë!

Taravari: Zgjedhje të parakohshme në tetor, datë për negociata s’do të ketë!

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, nuk pret që Bullgaria të heq veton për Maqedoninë e Veriut në Samitin e qershorit.

Ai tha se, nëse vendi sërish dështon të merr datën për bisedime, partitë opozitare do të kërkojnë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen gjatë muajit tetor.

“Sipas të gjitha gjasave dhe informacioneve që i marrim nga Brukseli, gjasat për tu tërhequr vetoja bullgare janë shumë të vogla. Me këtë automatikisht nuk i fillon negociatat me BE-në. Ne si opozitë pas kësaj më nuk na mbetet tjetër, përpos që të kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Unë e shoh disponimin në të gjitha partitë opozitare, edhe maqedonase, edhe shqiptare, se ekziston disponimi për zgjedhje nga mesi ose fundi i tetorit. Gjithashtu, e shoh se ka njëfarë mosmarrëveshje dhe pakënaqësie edhe brenda pozitës, partive që janë pjesë e qeverisë. Natyrisht, ne komunikojmë me partitë që janë pjesë e qeverisë, jo me BDI-në dhe SDSM-në dhe shohim një disponim dhe tendencë tek disa deputetë që përfaqësojnë partitë më të vogla për tu larguar. Por, do ta shohim si do të shkojë, në bazë të asaj edhe organet partiake në Aleancën për Shqiptarët do t’i marrin vendimet dhe normalisht ato do të bëhen publike para gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Taravari.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!