Largimi i vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar trazira në skenën politike bullgare, teksa Maqedonia ende mbetet në një rrugë pa destinacion final.
Gazetari Zoran Ivanov thekson se Franca është shtet i fuqishëm, ndaj dhe beson se do ta çoj procesin përpara.
“Diçka po ndodh me ne. Nuk jam optimist se Sofia do të largoj veton. Kryeministri Petkov kërkon të shpëtojë koalicionin e tij dhe i duhen të paktën 6 muaj për të menaxhuar opinionin publik edhe situatën brenda parlamentit. Aty puna do të zvarritet. Ka ende një opozitë të fortë. Nuk e theksojnë çështjen e Maqedonisë dhe prandaj nuk jam optimist, por nuk e di se çfarë ziehet në Paris dhe Bruksel. Megjithatë, Franca është e fuqishme”, thotë gazetari Zoran Ivanov për mundësinë e heqjes së vetos bullgare në qershor dhe fillimit të negociatave të Maqedonisë me BE-në.
Ai beson se edhe presidenti francez Emmanuel Macron është vonuar paksa në këtë çështje.
“Ndoshta Brukseli po përgatit një formulë, e cila mund të plotësojë disa nga kërkesat e politikës bullgare, për të larguar veton dhe për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Sot, nesër, pasnesër, vetëm një mrekulli mund të ndodhë. Çelësi është Parisi dhe Brukseli, jo Sofja”, tha Ivanov.