Dje në ora 15:15 në fshatin Ginovcë, zyrtarë policorë nga SPB -Kumanovë kanë arrestuar dyzet vjeçarin F.A. nga fshati Ginovcë, Komuna e Rankovcës, duke vepruar sipas kallëzimit të pranuar në ora 14:30, sipas të cilit para disa javësh, pas një debati të mëparshëm, ka vrarë vëllain e tij, njëzet vjeçarin S.D. nga i njëjti fshat dhe e varrosë në oborrin e shtëpisë familjare, informon zëdhënseja e Policisë Mlladenovska.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë të njësisë policore të Rankovcit, ndërsa F.A. ai u dërgua në komisariat dhe gjatë një interviste zyrtare pranoi krimin.
Prokurori Publik, ekipi policor, përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Qendrës për Çështje Sociale kanë kryer këqyrjen, kufoma është gjetur dhe i është dorëzuar prokurorit për obduksion. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj autorit do të bëhet kallëzim penal