Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni70 vjeçares i marrin 2700 euro, i thanë se punonin në shoqatën...

70 vjeçares i marrin 2700 euro, i thanë se punonin në shoqatën humanitare

Më datë 09.06.2022 në ora 09.10 në SPB Tetovë, një 70 vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga personi V.A. nga Strimnica e Tetovës, për një shumë prej 2700 euro. Sipas kallëzimit, më datë 07.06.2022, personi e ka telefonuar duke u paraqitur si punëtorë i angazhuar në një shoqatë humanitare dhe e ka mashtruar duke i kërkuar që t’i jepte paratë për t’ia marrë banesën që ishte menduar si ndihmë humanitare për të. Siç është raportuar, ajo ka ardhur në Shkup dhe i ka dhënë paratë, pas së cilës personi dyshohet se është larguar për të marrë
çelësat dhe nuk është kthyer më, kështu që ka kuptuar se ishte mashtruar. Rasti është duke u zbardhur.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments