Kapet drogë në një hotel të Ohrit

0
19

Me datë 09.06.2022 në ora 21.40 në rrugën “Car Samoil” në Ohër, zyrtarë policorë nga SPB Ohër – Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë, kanë arrestuar një 51 vjeçar nga Ohri.

Gjatë kontrollit të ushtruar me urdhër të gjykatës në një objekt hotelierie u gjet dhe u konfiskua pluhur i bardhë, një peshore dixhitale, një grimcues dhe sende të tjera.

Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.

(Struga Ekspres)