Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim se karburantet e diselit nga sonte në mesnatë do të rritet për 2,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë. Vendimi rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 1.09 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i Eurodieselit (DE-V) do të jetë 104,5 denarë për litër, Eurosuper 95 do të vazhdojë të shitet për 110, ndërsa Eurosuper 98 për 112 denarë për litër. I njëjtë mbetet çmimi i mazutit M-1 NS, i cili do të vazhdojë të shitet për 55,508 denarë për kilogram.
Si arsye për çmimet e reja të derivateve të naftës, KRE, tregon rritjen e çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror për benzinën me mesatarisht 0,8 për qind dhe naftën me 3,797 për qind, si dhe për 0,056 për qind më të lartë kursin e këmbimit të dollarit kundrejt denarit.