Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Indisë, ku një vajzë 17-vjeçare ka mbytur foshnjën e saj 2 muajshe.
E reja i ka thënë policisë që e kreu aktin e rëndë pasi fëmija ishte ngjizur gjatë një përdhunimi, duke shtuar se nuk mund ta rriste e vetme fëmijë.
Theksohet gjithashtu se 17-vjeçarja nga Indore, Indi, fillimisht u tha policëve se djali i saj vdiq pasi u sëmur, sipas raporteve.
Oficerët morën në pyetje adoleshenten pasi panë shenja mbytjeje në qafën e vogëlushit.
“Anëtarët e familjes i bënin presion që të martohej. Ajo ishte e frustruar dhe vrau foshnjën e saj 2-muajshe. Adoleshentja ka pranuar krimin e saj.”
Vajza është arrestuar.