Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaTë shtëna pranë një spitali në SHBA, ka të vdekur

Të shtëna pranë një spitali në SHBA, ka të vdekur

Katër persona u vranë të mërkurën në një incident më armë në një spital në Tulsa të Oklahomës, tha një zyrtar i policisë.

Kapiteni Richard Meulenberg konfirmoi numrin e të vdekurve. Ai tha se edhe sulmuesi ishte i vdekur. Ende nuk është e qartë se si ka vdekur sulmuesi.

“Policët aktualisht po kontrollojnë çdo dhomë të ndërtesës për t’u siguruar që nuk ka kërcënime të tjera”, tha policia në një postim në Facebook pak para orës 18:00. “Ne e dimë se ka shumë të plagosur dhe mund të ketë shumë viktima.”

Zoti Meulenberg tha gjithashtu se shumë njerëz u plagosën dhe se kompleksi mjekësor ishte një “skenë katastrofike”.

Spitali i Shën Françeskut mbylli kampusin e tij të mërkurën pasdite për shkak të situatës në ndërtesën mjekësore “Natalie”.

Dhjetëra makina të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe autoritetet kanë bllokuar trafikun në kampusin e spitalit ndërsa vazhdojnë hetimet për sulmin këtë sulm me armë.

Incidenti me armë në Oklahoma pason sulmin në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, ku më 24 maj një 18 vjeçar vrau 19 nxënës dhe 2 mësuesë. /VOA

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments