Në Tetovë nga shiu i rrëmbyeshëm bllokohen rrugët (FOTO)

0
17

Një stuhi me reshje të dendura shiu, breshër dhe bubullima, ka goditur pasditen e sotme Tetovën dhe rajonin, ndërsa shiu ka përmbytur plotësisht rrugët e qytetit.

Policia aktualisht nuk lejon qarkullim në dalje të qytetit në drejtim të Shkupit, për shkak të nënkalimit të përmbytur plotësisht, shkruan Alsat, përcjell Struga Ekspres.