Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇmimi i mishit do të shtrenjtohet për 20%

Çmimi i mishit do të shtrenjtohet për 20%

Industria e Mishit paralajmëron se çmimi i produkteve të mishit pas 6 qershorit mund të rritet deri në 20%, nëse Qeveria nuk vazhdon edhe për 6 muaj masën e cila parashikon zero për qind doganë për 50 për qind të sasive të importuara të mishit, shkruan Alsat.

Industria e mishit kërkon nga Qeveria që të lirojë ata nga detyrimet doganore, sepse sipas tyre masat që zbatohen nuk krijojnë kushte të barabarta për bizneset në vend.

“Prodhimet e gatshme nga jashtë hyjnë në vend më zero doganë, ndërsa kur ato produkte prodhohen tek ne, gjate furnizimit me lëndën e parë kanë doganë në lartësi prej 20 deri 30%. Në rrethana të tilla do të vijë puna ose deri tek mbyllja e kapaciteteve vendore ose zhvendosje e prodhimit në vendet fqinje, atje ku ka kushte më të mira për funksionim. Më e pakta që mund të bëjë Qeveria është që të vazhdojë këtë masë edhe për 6 muaj. Shikoni, nga ajo varet nëse do të kemi shtrenjtim të produkteve për 20%, aq sa është shpenzimi për detyrimet doganore”, tha Goce Trajçev-Industria e Mishit.

Biznesmenët alarmojnë se nëse kriza thellohet dhe nuk merren masa lehtësuese atëherë ekziston mundësia për mbyllje të disa fabrikave. Në industrinë e mishit janë të punësuar nga 2 mijë deri në 3500 persona.

“Me të vërtet dikush ose do të mbyllë ose do t’i transferojë. Tani, një kompani më e madhe ku punojnë 400 apo 500 persona, kjo do të thotë që 500 familje në rajon do të mbeten pa të ardhura”, theksoi Vasko Ristovski- Këshilltarë Oda Ekonomike.

Shitësit thonë se çmimi i mishit dhe produkteve të tjera të mishit është rritur, ndërsa shtojnë se ka rënë fuqia blerëse. Këtë gjë e konfirmojnë si shitësit ashtu edhe blerësit e anketuar.

“Mujor në këtë krizë është e vështirë. Kushton, 200 apo 300 euro në muaj. Me këto çmime do të bëhet katastrofë e madhe. Në përgjithësi, nuk është rritur vetëm çmimi i mishit të gjitha çmimet janë rritur. Nuk mund të përballohet, është shumë rëndë”, tha një blerës.

“Ka që një muaj që ka hipur çmimi i fundit. Do të jetë pak më e vështirë për ta shitur. Në përgjithësi mishi ose tul ose me kocke, pra çmimi i mishit të vicit është rritur. Para disa kohës ka qenë 450 denarë mishi me tul, tani është 550 denarë”, u shpreh një shitës.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, çmimi i mishit gjatë prillit është rritur për 3.4 % në krahasim me muajin mars. Indeksi i Çmimeve të Konsumit në prill 2022, krahasuar me prillin 2021, është rritur me 10.5% dhe indeksi i çmimeve me pakicë u rrit me 11.1%./ Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!