Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriNgjarje e rëndë në Shqipëri: Dy vjeçari piu raki aksidentalisht, humb jetën

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Dy vjeçari piu raki aksidentalisht, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Devoll. Një 2 vjeçar nga fshati Sul është dërguar në spitalin e Devollit pa shenja jete.

Siç raporton policia, dyshohet se i mituri ka konsumuar aksidentalisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë“, raporton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments