Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJa çfarë kushtesh duhet të plotësoj kandidati për kryetar në Aleancën e...

Ja çfarë kushtesh duhet të plotësoj kandidati për kryetar në Aleancën e Strugës

Numër protokolli: 10-02/2022
Data: 9.5.2022

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë me numër protokolli 8-02/2022, mbajtur më 9 maj 2022 në Tetovë, në bazë të nenit 203 të Statutit (2-01/2022 të datës 27 mars 2022) u vendos që me 16 maj 2022 të shpallet:

THIRRJE PUBLIKE

për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të degëve të Aleancës për Shqiptarët në: Likovë, Kumanovë, Haraçinë, Petrovec, Gazi Babë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Butel, Çair, Qendër, Zelenikovë, Studeniçan, Sopishtë, Çashkë, Veles, Saraj, Zhelinë, Bërvenicë, Tetovë, Vrapçisht, Tearcë, Jegunovcë, Bogovinë, Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Krushevë, Manastir, Prespë, Dibër, Strugë dhe Ohër.

Dokumentacioni i nevojshëm për kandidim të paraqitet i mbyllur në zarf në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë (Rr. Video Smilenski Bato nr.1) ose në Shkup (Rruga 413 nr.1).

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët janë:
– të jenë anëtarë të partisë;
– të paraqesin biografinë e tyre;
– të dorëzojnë programin (planet në lidhje me organizimin dhe funksionimin në pozicionin për të cilin kandidojnë).

Pas dorëzimit të dokumentacionit të kompletuar, kandidatët do të intervistohen nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve.

Çdo kandidat i paraqitur do të trajtohet në mënyrë të barabartë në zgjedhje.

Kandidatët do të zgjidhen në bazë të aftësive individuale, sukseseve nga e aktivitetet e kaluara dhe vizionit për të ardhmen.
Aleanca për Shqiptarët mban të drejtën e verifikimit të të dhënave të paraqitura në biografitë e kandidatëve.

Afati i paraqitjes së kandidaturave është 7 ditë nga dita e shpalljes.

Aleanca për Shqiptarët Rr. V. Smilevski Bato No. 1 | 1200 Tetovë, Maqedonia e Veriut | e-mail: info@aleanca.eu | www.aleanca.mk

THIRRJE PUBLIKE – për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Aleancës për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!