Kryeprokurori publik i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski për emisionin “25 minuta” në TV24 theksoi se ka të dyshuar për zjarrin e ndodhur vitin e kaluar në spitalin modular në Tetovë.
“Nuk mund të thuhet se kablloja ka faj dhe askush nuk do të përgjigjet. Për opinionin publik bëhet e ditur se prokuroria është duke zhvilluar procedurë për këtë rast. Ju duhet ta kuptoni se kjo është një tragjedi e madhe, që janë humbur shumë jetë të qytetarëve tanë, se prokuroria po merr vetëm shumë veprime. Më shumë se 40 dëshmitarë janë dëgjuar”, theksoi Joveski, transmeton INA.
I pyetur se pse zgjat shumë ky proces, Joveski tha se kompleksiteti i rastit kërkon kohë dhe se këto ditë do të ngrihet aktakuzë. Ai ka qartësuar se ka të dyshuar për këtë rast. Ditë më parë edhe Dojçe Vele paralajmëroi se ka të dyshuar në këtë rast dhe se së shpejti do të ngriten aktakuza. (INA)