Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në Kongresin e Parë të partisë, Alternativa, tha se ai ka qenë një nga 57 aktivistët që janë ngjitur në skenë për ta formuar subjektin politik në vitin 2014.
“Përgjegjësia jonë publike atë botë ngadhënjeu mbi interesat tona personale. Pas saj kam vazhduar të jem aty ku më ka kërkuar detyra. Bashkë me shumë shok dhe miq të kësaj alle e themeluam degën më të fuqishme të partisë” tha Bekim Sali, raporton SHENJA.
Në zgjedhjet e viti 2020, që më gjetën në krye të shtabi zgjedhor, besoj tha Sali, se ja dolëm me sukses.
“Në vitin 2021, pas ma kishin dhënë detyrën e sekretarit të përgjithshëm, e bëra edhe betejën dinjitoze për Çairin, ndërsa pas kësaj mu besua të drejtoj ministrinë e Shëndetësisë. Ju referova kësaj ecurie, jo për tu mburrur, sepse tiparin jonë kryesor është modestia. Por deshta ta ilustrojë se cila është rruga e një aktivisti i jonë. Dje mund të ishe një aktivisti, pastaj një kryetar i nëndege, dhe nesër një ministër”, tha Bekim Sali.
Ai shtoi se nuk ka pacientë në ditë që nuk i shkruan se falë punës së tyre jeta e tij është përmirësuar.
“Nëse sot spitalet tona po i kthehen realitetit, nëse i kemi hequr gjitha masat kundër koronavirusit, përgjigja jonë është e pasur”, u shpreh Sali.
Ai tha se janë të angazhuar dhe fokusuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor.
“Unë nuk e di ku do të jem nesër, por kam dëshirë të them se ku do që të jem do të udhëhiqem nga parimet dhe premtimet e njëjta që i kemi dhënë kur u ngjitëm në skenë për t’i hyrë jetës politike”, deklaroi Sali.
Sali shtoi se gjërat e mira tek tash po vijnë. /SHENJA/