Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBeteja e partive maqedonase për një njësi zgjedhore, partitë shqiptare kundër

Beteja e partive maqedonase për një njësi zgjedhore, partitë shqiptare kundër

Pavle Trajanov, deputet i Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është ndër deputetët më të zëshëm në kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, respektivisht ndryshimin e modelit nga gjashtë në një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe pa prag zgjedhor.

Në Maqedoninë e Veriut janë rreth dhjetë parti të vogla të cilat në zgjedhje bëjnë koalicione parazgjedhore me partitë e mëdha, siç janë Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe VMRO-DPMNE, në mënyrë që të mund të përfaqësohen në Kuvend.

Pavle Trajanov, mandatin e deputetit e mori me listën e LSDM-ë, por nëse Maqedonia e Veriut bëhet një njësi zgjedhore, atëherë, sipas tij, partitë e vogla mund të garojnë të pavarura dhe të fitojnë mandate në Kuvend.

Por, Trajanov nuk beson se partitë e mëdha do të pranojnë këtë ndryshim edhe pse publikisht kanë premtuar një gjë të tillë.

“Partitë e mëdha, ato që janë të etabluara në skenën politike, bëjnë gjithçka të mundur që të mos ketë kushte për garë të barabartë në zgjedhje. Janë pikërisht këto parti që frenojnë reformat për të pasur një Kod Zgjedhor demokratik, që do të mundësonte një garë të barabartë dhe përfaqësim të të gjitha partive në Kuvend. Ato duan të mbajnë monopolin, të ketë qasje te fondet që ndahen për fushatën zgjedhore. Janë shuma të majme parash, prandaj ato nuk janë të interesuara për ndryshime”, thotë Trajanov.

Ai thotë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor fokusin kryesor duhet ta kenë tek e drejta e votës, pasi në të gjitha ciklet zgjedhore, sipas tij, janë regjistruar shkelje nga më të ndryshmet së të drejtës së votës, përfshirë mohimin e votimit dhe për këtë, sipas tij, askush nuk është përgjigjur.

“Ndryshimi duhet të jenë në drejtim të mbrojtjes së të drejtës së votës. E drejtat e votës i është mohuar shumë personave në mungesë të administrimit të procesit zgjedhor, shumë njerëz nuk kanë votuar, siç ishte rasti me aparatet biometrike në zgjedhjet e fundit kur shumë persona nuk ishin në sistemin elektronik. Ne kemi ende njerëz që nuk e gjejnë veten në listat e votimit. Mendoj se ka shumë vende nga të cilat mund të mësojmë. Të mos shkojmë më larg, mjafton të ndjekim shembullin e Kosovës, ku procesi ndoshta është nga më të mirët në rajon. Për shembull, kemi rast kur një banor i Ferizajt ditën e votimit ndodhet në Prizren dhe ai atje mund të votojë, kurse te ne ndodh që edhe në vendin ku jeton të mos mund të votosh”, thotë Xhabil Deralla, drejtues i organizatës joqeveritare “Civil”, e cila merret kryesisht me proceset zgjedhore.

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-së në vazhdimësi ka kërkuar që ndryshimet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Janë gjithsej 32 rekomandime që sugjerojnë një Komision të përhershëm zgjedhor, procedura të qarta dhe transparente të emërimit, udhëzime të qarta për regjistrimin e votuesve, komisionit kundër korrupsionit t’i sigurohen burime njerëzore dhe financiare që në mënyrë efikase të kryejë punë gjatë zgjedhjeve, të hiqet varësia e televizionit publik nga buxhetit i shtetit, e çështje tjera./REL

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!