Një kombëtare mund të përjashtohet, Italia shpreson ende për Botërorin
Italia mund të ketë ende një lloj shansi të vogël për të marrë pjesë në “Katar 2022”. Ky është lajmi i bujshëm që është shpërndarë në mediat italiane pas lajmit se FIFA ka nisur hetim të mirëfilltë për përfaqësuesen e Ekuadorit. Kjo e fundit akuzohet se ka aktivizuar një futbollist i cili nuk ka nënshtetësinë e saj dhe ka luajtur me dokumentacion të falsifikuar, ndaj rrezikon përjashtimin nga aktiviteti.
Lojtari ka luajtur 8 ndeshje të kualifikueseve të zonës së Amerikës së Jugut e tashmë Ekuadori mund të humbasë të gjitha ndeshjet në tavolinë, ose të përjashtohet. FIFA ka konfirmuar hetimin dhe tani të gjithë presin me kureshtje të mësojnë se çfarë do të ndodhë pasi situata është shumë e komplikuar. Italia vazhdon shpreson…