Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickoski: Nuk do të lejojmë që në Reçicë të Vogël të krijohet...

Mickoski: Nuk do të lejojmë që në Reçicë të Vogël të krijohet e ardhmja e Maqedonisë, do të fitojmë 61 deputetë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partia që përfaqëson ai do të siguronte 61 deputetë.
“Nëse tani ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, procedura duhet të fillojë sot, mbajeni fjalën time, ju garantoj se VMRO-DPMNE me koalicionin do t’i ketë saktësisht 61 deputetë”, tha Mickoski.
Mickoski duke iu referuar ndikimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, lidhur me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tha se kjo nuk varet nga askush tjetër përveç marrëveshjes së tij me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
“Të ardhmen e Maqedonisë sonë do ta krijojmë në bazë të nevojave të qytetarëve. Prandaj kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse nuk do të lejojmë që në Reçicë të Vogël të krijohet e ardhmja. Jam i sigurt se në zgjedhje do t’i fitojmë 61 deputetë”, tha Mickoski në emisionin “Top Tema”
Mickoski bëri thirrje që të kalohet në një njësi zgjedhore. Ai paralajmëroi se do të ndërmarrin edhe hapa të tjerë përveç bllokadës aktive të Kuvendit që dje e filluan deputetët e VMRO-DPMNE-së.
“Do të ketë hapa të tjerë, nuk do të jenë vetëm bllokada, për ato hapa të tjera do të duhet të komentojnë organet e partisë”, tha Mickoski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!