Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti përkujton dëshmorët me pamje nga lapidari në Sllupçan: 5 Maji,...

Ali Ahmeti përkujton dëshmorët me pamje nga lapidari në Sllupçan: 5 Maji, trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, ka publikuar pamje nga lapidari për nder të viktimave të UÇK-së që u përuruar së fundmi, përcjell TV21. Ahmeti thotë se kjo ditë është një trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit.

“Nuk ka forcë fjala të përshkruajë madhështinë e bijve dhe bijave që në çdo kushtrim lirie me jetët e tyre i falën përjetësi atdheut.
Asaj sakrifice heroike që i jep kuptim të tashmes i përulemi përjetësisht me respektin më të madh, me peshën e amanetit të tyre burim frymëzimi e force në mendje e zemër. 5 Maji është një trokitje e fortë në ndërgjegjen e mbarë kombit që të ruhet i pashuar flakadani i atdhedashurisë njësoj si ata që e deshtën lirinë e atdheut më shumë se jetën e tyre. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Ahmeti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments