Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSDM: Zgjedhje vetëm në vitin 2024 dhe kjo është çështje e mbyllur

LSDM: Zgjedhje vetëm në vitin 2024 dhe kjo është çështje e mbyllur

LSDM i ka bërë me dije opozitës, gegjësisht VMRO-DPMNE-së se zgjedhje të reja do të ketë në vitin 2024 dhe kjo është çështje e mbyllur.

“Ekspertiza e VMRO-DPMNE-së është krim dhe korrupsion”, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratës së Aleksandër Nikollovskit nga VMRO-DPMNE.

“Këtë e vërtetojnë aktvendimet e shumta të gjykatave si rastet “Titanik”,”Tanku”,”Kalaja – Target”,”Truallet në Vodno”, ku janë shqiptuar dënime të plotfuqishme me burg për një numër zyrtarësh të VMRO-DPMNE-së. Aty, para gjykatave, kryesia e VMRO-DPMNE-së duhet të japë ekspertizën e saj. VMRO-DPMNE vazhdon me sjelljen e saj destruktive, Mickoski tregon pafuqinë dhe mungesën e idesë. Do të ketë zgjedhje në 2024 dhe kjo është një çështje e mbyllur”, është përgjigjur LSDM.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments