Në prag të festës së Fitër Bajramit, myftinia e Strugës në krye me myftiun Salim ef. Sulejmani, sot më 30.04.2022 filloi shpërndarjen e paketave humanitare për familjet në nevojë. Ndihmat janë pjesë e karavanit të organizatës humanitare pranë BFI-së, OH Hilal, që bëhet çdo vit në muajin e bekuar të Ramazanit. Në këtë aksion humanitar u ndihmuan afërsishtë 200 familje.
Myftiu falënderoi reis uleman hfz Shaqir ef. Fetahun, organiziatën Hilal dhe Drejtorinë e vakëfeve në Turqi për ndihmën e ofruar për familjet e varfëra në qytetin e Strugës.
Vlen të thekësohet se ky është aksioni i tretë humanitarë i myftinisë në këtë muaj të shenjtë.