Nga SASHK-u informojnë që nuk ka ende një vendim përfundimtar, ata thonë se degët e SASHK-ut, mbeten pa vendim për grevën dhe se disa nga mësimdhënësit janë të revoltuar me propozimin e Qeverisë për rritjen e pagave për vetëm 12 %. Nga mbledhja që kanë mbajtur me anëtarët e saj kryetari i SASHK-ut thotë se shumica kanë vendosur për vazhdimin e grevës si dhe shkollat janë pro grevës, shkruan Alsat.
Gjithashtu, Nedellkov thekson se greva në çerdhet do të ndërpritet dhe nga nesër do të fillojë më punë ndërsa shkollat fillore dhe të mesme vazhdojën me grevën. Аi paralajmëroi protestë masive të mërkurën e ardhshme, më 4 maj. /Alsat.mk