Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNgjarje e rëndë/ Gjendet e vdekur gruaja shqiptare në Vrutok, ishte e...

Ngjarje e rëndë/ Gjendet e vdekur gruaja shqiptare në Vrutok, ishte e martuar, u sulmua me thikë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka kryer këqyrje në vend të një shtëpie familjare në fshatin Vrutok, ku dje është gjetur trupi i pajetë i një gruaje me disa plagë me thikë.

Sipas Prokurorisë Publike bëhet fjalë për një grua me origjinë nga Republika e Shqipërisë, e lindur në vitin 1967, e martuar dhe banuese në Vrutok. Sipas informacioneve fillestare, vdekja e gruas ka ndodhur rreth 24-48 orë para zbulimit të saj.

Prokurori Publik ka lëshuar disa urdhëra për mbledhjen dhe ekspertimin e gjurmëve të gjetura në vend, si dhe për obduksion të të ndjerës. Gjurmët e para tregojnë se vdekja është e dhunshme dhe autori po gjurmohet.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments