Po afrohet festa e Bajramit dhe kjo festë nuk është e plotë pa bashkëatdhetarët tanë që gjenden në mërgim.
“Nuk është sofra e plotë pa ta. Ata janë pjesë e kësaj sofre, qoftë me bukë e kripë”, Memeti, 50 vjeçar nga Shkupi, i cili shton se ka vëllezërit e tij në botën perëndimore.
Sipas tij, edhe festat janë të zbrazëta pa ta, nuk ka madhështi, por heshjr, mall dhe zemra qan.
“Sepse sot nuk ka shtëpi që nuk ka dikë jashtë dhe është e rëndë”, thotë 50 vjeçari.
Pa mërgimtarët edhe rrugët, mëhallat, shtëpitë jsnë bosh, s’ka zëra, hare, mungon edhe gunëzhima e makinave që jemi mësuar.
Nga Struga e deri në Likovë është kjo fotografi, sepse dita ditës veç se janë zbrazur këto vendbanime.
Këtë fakt e pranon edhe Burimi, një shitës nga Kërçova, i cili thotë se mërgimtarë po gjallërojnë çdo gjë. “Ata janë ndihmë për ne, pa ta edhe mund të falimentojmë si shumë biznese. Do ishte mirë që të vijnë katër apo pesë herë në vit, sepse vendlindja është pjesë e shpirtit të tyre. Të mishërohen me vendlindjen edhe brezat e rini”, thotë Burimi.
Për festën e Bajramit tani pritet një fluks mërgimtarësh, edhe pse një pjesë e tyre erdhën që nga fillimi i prillit.