Nga MPB-Strugë njoftojnë se dje rreth orës 19.00 në Stacionin Policor Strugë është raportuar se në rrugën “Marks Engels” në Strugë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me targa të Strugës i drejtuar nga 46 vjeçari nga Struga dhe një motoçiklete me targa të Strugës, e drejtuar nga 25 vjeçari nga Struga. Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë motoçiklisti, i konstatuar në Qendrën mjekësore Strugë. Në vendngjarje ka kryer hetime ekipi i Stacionit Policor Strugë.(Struga Ekspres)