Dje më datë 24.04.2022 në ora 14.40 në rrugën lokale Velesthtë-Belicë e Poshtëme, nga ana e punonjësve policorë të stacionit policor Strugë është arrestuar H.A (56) nga Republika e Shqipërisë. Ai u kap duke vjedhur në një biznes për pjesë makinash.
Sendet e konfiskuara i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është dërguar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.(Struga Ekspres)