Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAdemi flet për skenaret e Aleancës, Besës, VMRO dhe Levicës për nxitje...

Ademi flet për skenaret e Aleancës, Besës, VMRO dhe Levicës për nxitje të tensioneve dhe urrejtjes

Shefi i Grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi sot ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur mbi aktet e fundit të drejtorit të QIK për anashkalimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe tendencat e skenaret e Aleancës, Besës, VMRO dhe Levicës për nxitje të tensioneve dhe urrejtjes.

Ademi theksoi se ASH dhe Lëvicja Besa dëshmojnë papjekuri politike dhe shkelin Ligjin për përdorimin e gjuhëve me qëllim që të nxisin tensione.

“Ky akt, nga ana e drejtorit të Qendrës Informative Kulturore te koalicionit VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa ka ngjallur reagime të shumta sepse me këtë veprim partnerët e koalicionit të Aleancës për shqiptarët dhe Lëvizjes Besa dëshmojnë papjekuri politike në njërën anë dhe në anën tjetër thyejnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve që tashmë është në fuqi, me qëllim që të nxisin tensione ndëretnike në kohë kur i gjithë kontinenti po vuan luftën ne Ukraine. Kjo mund të jetë vetëm skenar që shkon në favor Rusisë sikur qe ishte skenari i shumicës se re 61”, theksoi kështu Ademi nga BDI.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments