Interesi më i mirë i fëmijëve duhet të jetë në rend të parë, sepse e drejta për arsimim e çdo fëmije është e drejtë e garantuar me kushtetutë. Humbja e mësimit në kushte si kjo pandemi, kur Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës bënë përpjekje maksimale për normalizimin e procesit arsimor, nuk i sjell dobi askujt, e më së paku nxënësve. Prandaj u bëj thirrje arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme që të vazhdojnë mësimin, nxënësit të kthehen në shkolla, ku e kanë vendin. Kjo është e nevojshme kryesisht për të mbështetur nxënësit tuaj në një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tyre. Ata kanë nevojë për ju tani në këtë periudhë kur përgatiten për të vazhduar shkollimin në shkolla të mesme, për të dhënë provimet profesionale dhe maturën shtetërore, nga e cila varet e ardhmja e tyre e mëtejshme arsimore dhe regjistrimi në universitete brenda dhe jashtë vendit. Me një proces të ndërprerë arsimor, e gjithë kjo nuk mund të realizohet brenda afateve të përcaktuara dhe është në dëm të nxënësve të klasave të nënta dhe maturantëve aktualë, por edhe gjithë nxënësve tjerë.
Qeveria dhe përfaqësuesit e SASHK-ut janë marrë vesh që në fundjavë të përcaktojnë përqindjen e rritjes së pagave që do të planifikohet dhe potencialisht do të realizohet me rebalansin e buxhetit, pas së cilës nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të hënën do të kthehen në bankat shkollore. Sindikata duhet të ketë besim tek institucionet, sepse edhe më parë përmes dialogut partnerik u arrit rritje e pagave të arsimtarëve prej 21%.
Qeveria dëshiron të plotësojë kërkesat e kuadrit arsimor. Duam të gjejmë zgjidhje të përbashkët afatgjate me të cilën do të sigurojmë rritje të vazhdueshme të pagave në arsim, por edhe do të garantojmë statusin ekonomiko-social të kuadrit.
Tani gjëja më e rëndësishme është që fëmijët të kthehen në shkollë, kurse dialogu të vazhdojë.
…
Најдобриот интерес на децата треба да ни е на прво место, бидејќи правото на образование на секое дете е уставно загарантирано право. Губењето на настава во услови како оваа пандемија, кога владата и Министерството за образование и наука, направи максимални напори да го нормализира образовниот процес, не оди во прилог никому, најмалку на учениците. Затоа ги повикувам наставниците од основните и од средните училишта да ја продолжат наставата, учениците да се вратат во училиштата, таму каде што припаѓаат. Ова е потребно најмногу како поддршка на вашите ученици во еден многу важен дел од нивниот живот. Потребни сте им сега во овој период кога се подготвуваат за продолжување на образованието во средните училишта, за полагање на стручни испити и за државната матура, од што зависи нивната понатамошната образовна иднина и запишување на факултетите во земјава и во странство. Со нарушен образовен процес, сето ова не може да се реализира во предвидените рокови и е на штета на сегашните деветооделенци и матуранти, но и на сите останати ученици.
Владата и претставниците на СОНК се договорија викендот да се утврди процентот за зголемување на платата кое ќе се испланира и потенцијално реализира со ребалансот на Буџетот, по што учениците од основното и средното образование од понеделник би се вратиле во училишните клупи. Синдикатот треба да има верба во институциите, бидејќи и претходно низ партнерски дијалог беше постигнато зголемување на платите на наставниците од 21 %
Владата сака да излезе во пресрет на барањата на наставниот кадар. Сакаме да најдеме заедничко долгорочно решение со кое ќе обезбедиме континуиран раст на платите во образованието, но и ќе го гарантираме економско-социјалниот статус на кадарот.
Сега најважно за децата е да се вратат во училиште, а дијалогот да продолжи.