Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBesimi: Mësimdhënësit për pagë më të lartë, duhet të punojnë më shumë

Besimi: Mësimdhënësit për pagë më të lartë, duhet të punojnë më shumë

Gazetare: Andrea Çobanova

Mbetet e paqartë nëse deri në nesër në mbrëmje sindikatat dhe qeveria do të gjejnë zgjidhje për pagat në arsim, që fëmijët të mund të kthehen të hënën në shkollë dhe çerdhe. Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se ka vendosur të mos kontaktojë me mediat deri nesër. Të njëjtin vendim e kanë marrë të gjitha sindikatat brenda SASHK-ut.

“Dua gjithashtu t’ju njoftoj se deri të dielën me datë 17.04.2022 në orët e pasdites nuk do të jem në dispozicion”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Qeveria përsërit të njëjtin qëndrim. Nuk ka përgjigje konkrete, nëse dhe kur është caktuar takim i ri me sindikatat.

“Është rënë dakord të përcaktohet përqindja e rritjes së pagave, që do të planifikohet dhe potencialisht të realizohet me rishikimin e buxhetit, pas së cilës nxënësit do të kthehen në shkollë nga e hëna, kurse fëmijët në çerdhe”, njoftojnë nga Qeveria.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në një kolumnë të tij thekson se mësimdhënësit për të marrë më shumë para duhet të punojnë më shumë, sepse nxënësit tanë mbeten nën mesataren e Bashkimit Evropian dhe në rajon. Sipas Besimit, gjysma e 15-vjeçarëve në Maqedoni nuk kanë as njohuri elementare nga shkenca, matematika dhe leximi.

“Në teorinë ekonomike, çdo rritje e pagave pa rritje të produktivitetit, do të shkaktojë presione që në kushte inflacioni mund të nxisin më tej inflacionin”, deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

LSDM apeloi te punonjësit e arsimit që nga e hëna të vazhdojnë punën dhe njëkohësisht të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.

“Të mos lejojmë që mësimi të zgjatet, dhe kështu të rrezikohet regjistrimi, matura shtetërore si dhe dhënia e provimit profesional të pesëqind mësuesve”, u shpreh Daniela Nikolova, deputete e LSDM-së.

Nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së , kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare dhe OSBE-ja, që të mbikëqyrin grevën me qëllim që mësimdhënësit të mos kenë presione. Kërkesat e sindikatave janë që pagat në arsim të rriten për 18 për qind, në përputhje me rritjen e pagës minimale, e cila arrin në 18 mijë denarë./Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!