Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniProtestojnë studentët e arteve të UT-së, kërkojnë largimin e profesoreshës Besiana Mehmedi

Protestojnë studentët e arteve të UT-së, kërkojnë largimin e profesoreshës Besiana Mehmedi

Gazetar: Mefail Ismaili

“Bully-Iana Mehmedi”, “’81-shi nuk është larg”, pa student nuk ka universitet, këto ishin vetëm disa nga sloganet e studentëve të muzikë të UT-së të cilët sot protestuan kundër, siç thonë, kërcënimeve dhe shantazheve të profesores Besiana Mehmedi si dhe vendimit të dekanatit të Fakultetit të Arteve i cili ndaj ankesave të studentëve, reagoi me vërejtje ndaj profesores.

Studentët e nisën protestën nga Qendra e Qytetit drejt Universitetit të Tetovës, ku hasën në dyer të mbyllura për të mos u futur në oborr.

Studentët thanë se nuk do të dorëzohen deri në dorëheqjen e profesores Besiana Mehmedi. Ata thanë se protesta është porosi për të gjithë studentët që të mos heshtin ndaj padrejtësive.

Le të jetë një mesazh për të gjithë studentët e këtij universitetit që çdo profesor që ofendon, shantazhin, kërcënon duhet të denoncohet dhe të heshtet. Shoh që kemi në protestë edhe organizatat civile që kanë ardhur në mbështetje të studentëve. UT-ja është një vatër e dijes, është e ngritur me gjakun e popullit dhe nuk do të lejojmë që dikush ta nëpërkëmb gjithë atë mund dhe sakrificë, deklaroi Ardi Lena, student.

Protesta u mbështet edhe nga Forumi për ndryshime në Arsim. Blendi Hodai nga ky forum tha se universitetet nuk duhet të kenë “profesor që kapin studentë për fyti”.

“Me veprimet skandaloze të Besiana Mehmedit që i dëgjuam dje edhe nëpërmjet video dëshmive të publikuara në Youtube, janë shkelur rëndë edhe normat e sjelljes profesionale, etike, pedagogjike të saja për të qenë të kyçur në procesin akademik të mbajtjes së ligjeratave. Universitet pa student nuk ka, studentët janë kryefjala e universiteteve, andaj hapni dyert dhe mos bini njerëz që janë me fytyra kërcënuese ndaj studentëve si ata që i keni prapa skenë”, u shpreh Blendi Hodai, student.

Në mbështetje të protestës ishte edhe ish studentja e profesores Besiana Mehmedi dhe mozikologe e diplomuar Elita Ziberi.

“Edhe unë kam qenë studente në Fakultetin e Arteve dhe po ashtu edhe unë kam pasur edhe unë ofendime. Dhe unë sot jam e diplomuar etno-muzikologe. E desha ti them profesoreshës se kush më diplomoi mua? Kush ma dha provimin, ma dhatë ju apo dikush nga fakulteti tjetër erdhi të ma japë”, deklaroi Elita Ziberi, muzikologe.

Nga dekanati i Arteve nuk komentojnë protestën e studentëve si dhe kërkesën e tyre për largimin e profesores Memedi. Dekanati të martën vendosi që ti japë vërejtje me shkrim profesores, ndërsa studentëve tu japë mundësi për të mbajtur ligjërata me profesor të tjerë. Por, ky vendim i dekanatit nuk ishte i pranueshëm për studentët të cilët vendosën të bojkotojnë tërësisht ligjëratat dhe të dalin në protesta. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!