Villarreali e ka eliminuar Bayern Munichin nga Liga e Kampionëve, qysh në fazën çerekfinale të kësaj gare.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka arritur ta marrë një barazim ndaj “Bavarezëve”, por të mjaftueshëm për të kaluar në gjysmëfinale.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.
Robert Lewandowski shënoi për vendasit në minutën e 52-të, kurse Samuel Chukwueze për mysafirët në minutën e 88-të.
Villarreali kalon në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 1:2, teksa në gjysmëfinale do e presë fituesin nga ndeshja Liverpool – Benfica. /Gazeta Express/