Shkollat fillore dhe të mesme nga nesër, kur është paralajmëruar greva nga kryesia e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK, do të vazhdojnë punën, gjegjësisht do të presin nxënës dhe do të organizojnë një proces edukativo-arsimor, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).
“Rregullimet ligjore në këtë fushë mbrojnë interesat e nxënësve. Sipas ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, puna arsimore duhet të realizohet gjatë gjithë vitit shkollor. Nuk guxon të ketë ndërprerje, me përjashtim të rrethanave emergjente si kriza, epidemi, p.sh. pandemi, zjarre, përmbytje apo fatkeqësi të tjera të mëdha natyrore, të cilat vendosen nga Qeveria dhe rregullojnë mënyrën e organizimit dhe mbajtjes së mësimit deri në përfundim të viti shkollor, të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”.
Siç theksojnë ata, drejtuesit e shkollave kanë për detyrë ligjore që të organizojnë procesin edukativo-arsimor dhe të mundësojnë vijimin e mësimit në klasa.