Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaTragjedi në Turqi: Në kohën e Iftarit vrau vëllain, gruan e vëllait...

Tragjedi në Turqi: Në kohën e Iftarit vrau vëllain, gruan e vëllait dhe nipin

Në lagjen “Serdivan” të Sakaryas në Turqi, mosmarrëveshja familjare për tapinë e shtëpisë u kthye në një tragjedi. Gjatë diskutimit që u zhvillua gjatë kohës së iftarit, Çetin Güler (54) vrau me armë vëllanë, kunatën dhe nipin e tij. Nipi i tij më i vogël i ka shpëtuar sulmit duke ikur në ballkon.

Çetin Güler, i cili dyshohet se ka një kompani transporti dhe mësoi se falimentoi, në kohën e iftarit erdhi në shtëpinë e vëllait të tij Bedri Guler, shkruan HaberTurk.

Mes Çetin Gulerit dhe vëllait të tij të madh, Bedri Gulerit, ka shpërthyer një debat, i cili ka kërkuar që t’i jepet tapia e shtëpisë.

Kur debati mes dy vëllezërve u shndërrua në sherr, Çetin Güler bëri një masakër në shtëpi me armën e gjahut që kishte sjellë me vete.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments