Në qendër të Manastirit, më saktë në shëtitoren e njohur “Sokaku i Gjerë” dhe në Kino Manaki janë vënë re grafite me shkronjën “Z”.
Përdorimi i simbolit “Z” në fakt nënkupton mbështetjen për pushtimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe është përdorur nga shumë aktivistë dhe figura me ndikim që kanë qëndruar në anën e Putinit që nga fillimi i luftës, përcjell INA.
Por disa vende, si shteti gjerman i Saksonisë së Poshtme, e kanë ndaluar tashmë përdorimin e këtij simboli ushtarak rus dhe nëse dikush e shkel ndalimin, ligji parashikon gjobë ose deri në tre vjet burg.
Simboli “Z” përdoret nga ushtarët rusë në motorizimin e tyre në sulmet ndaj Ukrainës, dhe fjalë për fjalë është bërë simbol i mbështetjes për pushtimin ushtarak.