Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionGent Amzai: Sot kur do duhej të ishim mbi 40%, doli se...

Gent Amzai: Sot kur do duhej të ishim mbi 40%, doli se jemi më pak rezidentë se në vitin 2002

Nga Gent Amzai

Në regjistrimin e vitit 2002 Maqedonia e Veriut numëronte zyrtarisht 25.17% shqiptarë. Megjithëse dihej që shifrat ishin të rreme dhe se shqiptarët ishin më të shumtë në numër, kjo shifër sillte optimizëm duke marrë parasysh përllogaritjet e shtimit natyror të shqiptarëve dhe maqedonëve. Sipas këtyre përllogaritjeve pas rreth 20-25 vite shqiptarët do të ishin mbi 43%, kurse maqedonët rreth 40%; Maqedonia do të bëhej shqiptare pa u lodhur fare, mjaft që të ruanim fokusin te pjellja.

Përpjekja që shqiptarët të bëheshin element shtetformues nuk u orientua as nga lufta, as nga politika, as nga strategjia kombëtare, por thjesht nga antropologjia biologjike. Me pak fjalë, ramë dakord që të ndjekim “politikën e penisit”. Kaq do të mjaftonte. Në ndërkohë mbajtëm në pushtet klanin Ali Ahmeti për dy dekada. U gjetëm miqve dhe familjarëve vende pune në institucione ku deri atëherë nuk kishim akses. Ndërtuam universitete që hapin vende pune për klanin e Aliut dhe prodhojnë debila dhe servila të pushtetit Gruevski/Zaev si Aliu.

Vetëm kur një ditë pamë që nga pesë fëmijët që kishim pjellë, katër prej tyre e shihnin atdheun e tyre si të pajetueshëm. Perveç 80 mijë të punësuarve në administratë dhe nja 2-3 mijë të tjerëve të lidhur ngushtë me pushtetin, fëmijët e pjesës së ngelur të familjeve (por edhe nga ato familje antarë të të cilëve punojnë në administratë) përfunduan refugjatë. E marrë me përgjithësim, nga 5 fëmijë që kishim pjellë, njëri qëndroi me dëshirë, i dyti qëndroi pa dëshirë në pritje të rastit të parë, kurse 3 u larguan per t’i siguruar jetën vetes dhe familjes së ngelur në atdhe.

“Politika e penisit” doli të ketë qenë, më falni për shprehje, politikë k***. Sot, kur do duhej të ishim mbi 40% në Maqedoni të Veriut, doli se jemi më pak rezidentë se në vitin 2002. Atëherë 25.17%, sot 24.3%. Dhe kemi aq pak fuqi politike sa nuk mundëm të regjistrojmë në shifrat e përgjithshme më shumë se gjysmën e mërgatës.

Pra, faleminderit Ali Ahmeti! Faleminderit o populli im i dashur, që kurrën nuk e meritove dhe kurrë nuk e mësove lirinë, barazinë, politikën, dinjitetin, që dashurinë për atdheun e pate perverse, duke u shtirur sikur dorëzimi, korruptimi individual, si votë dhe favor, nuk i kthehet si gjëmë atdheut, në shkallën më të rëndë edhe se sa do bënte “armiku i jashtëm” që nuk resht së menduari metoda për shpopullimin tonë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!