Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRojtari kufitar ukrainas e ndalon ambasadorin e Bjellorusisë, ia hedh disa monedha...

Rojtari kufitar ukrainas e ndalon ambasadorin e Bjellorusisë, ia hedh disa monedha në trup (VIDEO)

Ambasadori i Bjellorusisë në Kyiv, Igor Sokol njoftoi dje evakuimin e ambasadës së Bjellorusisë në Ukrainë për shkak të “kërcënimeve” dhe “bllokimit të llogarive bankare”. Autokolona diplomatike iu nënshtrua një kontrolli të plotë që zgjati më shumë se 20 orë para se të kalonte në Moldavi, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Ai dënoi “veprimet provokuese dhe të qëllimshme të stafit të shërbimit kufitar ukrainas”. Konkretisht, ai tha se kontrollet e automjeteve të evakuuara nga punëtorët zgjatën dy deri në tre orë. “E gjithë kjo është bërë në një mënyrë mjaft të turpshme” tha ai.

Gazetarja Olga Tokariuk postoi në rrjetet sociale një video në të cilën një roje kufitare ukrainase mbush një qese me 30 monedha dhe i hedh ato në drejtim të ambasadorit si një simbol i tradhtisë së Judës ndaj Jezusit. “Gjenerali ju ka urdhëruar që këto 30 monedha argjendi t’ua kaloni eprorëve”, tha roja e kufirit, përcjell Gazeta Express.

“Është porosi për ty, jo për mua”, u përgjigj Sokol. Pas kësaj, roja kufitare ia hodhi në trup qesen me monedha.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments