Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaPërparimi i Rusisë në Ukrainë ka ndaluar në masë të madhe

Përparimi i Rusisë në Ukrainë ka ndaluar në masë të madhe

Një zyrtar i lartë nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon) tha se përparimi i rusëve në Ukrainë ka arritur në pikën e ndalimit në ditën e 23-të të përpjekjes së Rusisë për pushtimin e Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim për gazetarët rreth luftës Rusi-Ukrainë, zyrtari i lartë i Pentagonit ka theksuar “Sot është dita e 23-të e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Përparimi i rusëve ka arritur në pikën e ndalimit në masë të madhe në të gjithë vendin”.

Zyrtari informoi se kanë vërejtur që forcat ruse në afërsi të Kievit nuk kanë shënuar përparime të rëndësishme drejt qytetit në pjesën veriore dhe veriperëndimore dhe se në lindje të qytetit nuk kanë vërejtur ndonjë lëvizje të re të forcave ruse.

Duke vënë në dukje se ushtria ukrainase ka dhënë kundërpërgjigje me një rezistencë efektive, zyrtari amerikan tha se njësitë ruse nuk kanë shënuar ndonjë përparim as në Chernihiv dhe Kharkiv.

“Forcat ruse ndodhen ende në afërsi të Mykolaiv, por ukrainasit vazhdojnë të mbrojnë qytetin”, deklaroi zyrtari duke shtuar se në Mariupol ushtria ruse vazhdon bombardimet e rënda.

“Forcat Ajrore të Ukrainës vazhdojnë të ngrenë avionë dhe të përdorin aftësinë e tyre të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Rusët që nga fillimi i luftës e deri më tani kanë lëshuar mbi 1.080 raketa në Ukrainë”, theksoi zyrtari duke bërë të ditur se hapësira ajrore e Ukrainës ende është e diskutueshme.

Më tej zyrtari nga ana tjetër ka informuar se nuk ka ndonjë lëvizshmëri në Detin e Zi, por që janë të vërteta lajmet se ka sulme me raketa përreth aeroportit ndërkombëtar Lviv që ndodhet në perëndim të Ukrainës.

Zyrtari i Pentagonit tha se Rusia posedon ende rreth 90 për qind të fuqisë së saj luftarake.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!