Organizata joqeveritare e të rinjve “Platforma Rinore Shqiptare” në bashkëpunim me Diasporën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka realizuar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë politik, deputetë, diplomatë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Republikën e Shqipërisë.
Përfaqësuesit e PRSH-së Arbër Kadriu dhe Driat Grubi, takuan ish-presidentin dhe ish-kryeministrin, liderin historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, me të cilin këmbyen ide dhe mendime për sa i përket gjendjes aktuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimin është vënë në konkluzion aspiratat dhe vizioni i të rinjve shqiptar në veçanti të atyre nga Maqedonia e Veriut drejt së ardhmes euro-atlantike dhe lidhshmërinë e përhershme me aleatët tanë e veçanërisht me SHBA-në.
Ndërkaq në selinë e Lidhjes Socialiste për Integrim, u realizua takim shumë miqësor me përfaqësues të kësaj partie, prej ku znj. Monika Kryemadhi me mbështetje të plotë për rininë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ofroi frymën e bashkëpunimit dhe lidhshmërinë mes dy shoqërive tona duke theksuar se shqiptarët kudo që janë pavarësisht barrierave dhe fatit mbeten gjithmonë një.
Pjesë e takimeve ishte edhe një bisedë e këndshme me z. Genc Muçaj, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve në Shqipëri, njëherë edhe Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në zyrën e Presidentit Sh.T Ilir Meta, si dhe ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Turqi.
Gjithashtu edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shprehi mbështetjen e tij se rinia shqiptare dhe veçanërisht ajo në Maqedoninë e Veriut, ka kapacitete, entuziazëm dhe gatishmërinë të sjell frymën e ndryshimit si në spektrin kombëtarë por edhe në atë ndërkombëtare duke fuqizuar dhe ndërtuar të ardhmen vendeve shqiptare.
Rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ngelet e pandarë nga Tirana dhe Prishtina nën frymën progresive dhe zhvillimore drejt të ardhmes së përbashkët Euro-atlantike për vendet tona dhe të rajonit në përgjithësi, që me vendosmëri duke qëndruar nën patronazhin e demokracisë, fjalës së lirë, të drejtave qytetare dhe të tolerancës.