Futbolli nuk luhet vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Madje ka shumë raste kur më e rëndësishme është ndeshja e fituar jashtë kësaj fushe. Shembulli konkret është te Kombëtarja, atje ku prurjet dhe luf.ta me Federatat e vendeve të tjera është primare para rezultatit. Më mirë një ndeshje e humbur sot, por nga ana tjetër fitorja e arritur në sigurimin e elementeve cilësor, është siguria e suksesit për të ardhmen.
E në këtë drejtim, FSHF ka rritur avantazhin me Zvicrën, 2-0. Në këtë faqe të re të historisë, Shqipëria është ngritur jo pak në imazhin e saj. Pasi arritëm që të bindim Nedim Bajramin për të veshur fanellën kuqezi dhe u fitua gjyqi për një rast në dukje i pashpresë, këtë herë është momenti për Adrian Bajramin.