Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni7 kompani dënohen me nga 7 mijë euro, keqpërdorën situatën për t’i...

7 kompani dënohen me nga 7 mijë euro, keqpërdorën situatën për t’i shitur produktet më shtrenjtë (VIDEO)

Disa kompani po keqpërdorin situatën duke i shitur produktet me çmime më të shtrenjta. Inspektorati shtetëror i tregut deri më tani ka hasur disa parregullsi në markete, të cilat duhet t’i shisnin produktet me çmimin furnizuese si bukën, miellin tip 400 dhe vajin e lulediellit, ndërsa produktet tjera duhet të shiteshin me marzhë prej 3% në shitje me pakicë dhe 4% me shumicë.

Vetëm mbi këtë bazë për dy ditë në total janë kryer 156 inspektime, ku në 33 subjekte janë konstatuar shkelje për mosrespektimin e këtij vendimi.

“Vetëm në Shkup në shtatë subjekte konstatuam shkelje për mosrespektim të vendimit, të gjithë ato subjekte janë tregtar të mëdhenj ku shuma e gjobës është 7000 euro në kundër vlerë denarë për person juridik dhe 350 euro për personin përgjegjës në subjektin afarist. Çmimi i produkteve tek prodhuesit e formojnë pa kufizime duke i llogaritur të gjitha shpenzimet për këto arsye në disa objekte paraqiten ndryshime në çmime tek vaji, në objekte të caktuara ajo ka çmim tjetër në tjetrin tjetër por ne shohim vetëm çmimin e furnizimit dhe shitjes e cila duhet të jetë e njejtë”, tha drejtoresha nga Inspektorati shtetëror i tregut, Aneta Smeska Dimoska.

Martina Gërnçarevska nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë theksoi se është e vështirë të bëhet llogaritja e TVSH-së nga ana e qytetarëve.

 

 

“Këtë mund ta bëjnë vetëm nëse blejnë një produkt, psh. Shkoni në shitore blini një bukë dhe pastaj në llogarinë fiskale mund të konstatoni se a është llogaritur TVSH apo jo. Në qoftë se blini më shumë produkte ata kanë TVSH të përbashkët në llogarinë fiskale dhe në rast të tillë ne si konsumatorë nuk mund të dimë se në këto produkte a është llogaritur TVSH për ato produkte”, tha Martina Gërnçarevska – Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë

Gërnçarevska shtoi se ka pasur disa raste të cilat janë raportuar në adresë të tyre, ndërsa apelon që këto raste të paraqiten ne Inspektorat. Apel të tillë deri tek qytetarët bëri edhe Simeska, por potencoi se deri më tani ka pasur vetëm një ankesë në formë elektronik.

Përndryshe, inspektimet janë kryer në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!